• e premte, 05 dhjetor 2025

Politiko: Gjermania planifikon të blejë armë me vlerë prej 377 miliardë euro

Politiko: Gjermania planifikon të blejë armë me vlerë prej 377 miliardë euro

Berlin, 27 tetor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Friedrih Merc publikoi se Gjermania synon t'i përmirësojë forcat e saj të armatosura në "ushtrinë më të fortë konvencionale në Evropë", duke premtuar se për këtë do të sigurohen "të gjitha burimet e nevojshme financiare".

"Në dokumentin prej 39 faqesh theksohet se 377 miliardë euro do të ndahen për blerjen e armëve për forcat tokësore, ajrore, detare, hapësinore dhe kibernetike të ushtrisë gjermane, publikon portali i Brukselit.

Në dokumentin konfirmohet se reforma dhe pajisja e ushtrisë gjermane do të "bazohet fort në industrinë vendase".

Kompanitë gjermane dominojnë tenderët e identifikuar me rreth 160 projekte me vlerë rreth prej 182 miliardë euro, thekson Politiko. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR