• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Po shqyrtohen mundësitë për ndërtimin e kompleksit të ri të panairit në Shkup

Po shqyrtohen mundësitë për ndërtimin e kompleksit të ri të panairit në Shkup

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Drejtori i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski, sot mbajti takim pune me përfaqësuesit e "Panairit të Shkupit" ku diskutuan për nevojën dhe rëndësinë e ndërtimit të kompleksit të ri të panairit në Shkup. 

Në takim, siç njoftojnë nga SHÇPP-së u diskutua për mundësitë për vendndodhjen, kushtet infrastrukturore dhe inovacionet që do t'i bënin panairet e reja konkurruese në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. 

"Kthimi i 'Panairit të Shkupit' në objektin e tij jo vetëm që do të ringjallë aktivitetin ekonomik, por edhe do të forcojë profilin rajonal dhe ndërkombëtar të Maqedonisë si qendër e rëndësishme tregtare dhe afariste", deklaroi drejtori Tomovski, duke theksuar rëndësinë e kësaj iniciative për zhvillim të ekonomisë. 

Daniela Gligorovska, drejtoreshë e "Panairit të Shkupit", theksoi përparësitë e rinovimit të aktivitetit të panairit i cili tashmë prej vitesh nuk mbahet në objektin e saj. 

"Panairet parashohin ngjarje kyçe për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë, si dhe krijimin e mundësive të reja për investime të huaja dhe bashkëpunim. Ndërtimi i një kompleksi modern të panairit do t'i hapë dyert për mundësi të reja dhe do të krijojë kushte për përforcimin e ekonomisë", shtoi Gligorovska. 

Në takim u dakordua që bashkëpunimi dhe mbështetja nëdrinsitucionale të vazhdojë edhe në periudhë që pason dhe më në detaje të shqyrtohen të gjitha aspektet dhe mundësitë për ndërtimin e objektit të ri për nevojat e manifestimeve të panairit. qa/ 

Foto: SHÇPP

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR