• e premte, 21 shkurt 2025

Pjesë të Çairit dhe Çuçer Sandevës pa rrymë

Pjesë të Çairit dhe Çuçer Sandevës pa rrymë

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa rrymë nga ora 8 deri në orën 10 do të mbeten objektet në qendrën tregtare "Çairçanasja" dhe përdoruesit e rrugëve "Stojna Stevkova" dhe "Pançe Nedellkovski" në komunën e Çairit, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit. 

Nga ora 10 deri në orën 15 rrymë nuk do të ketë edhe në Stacionin filtrues në fshatin Brazdë dhe guroren Granit në Çuçer Sandevë. qa/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR