• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pirc Musar: Është e domosdoshme të sillen ndryshimet kushtetuese, pritja nuk është e mirë as për BE-në as për Maqedoninë e Veriut

Pirc Musar: Është e domosdoshme të sillen ndryshimet kushtetuese, pritja nuk është e mirë as për BE-në as për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Pres që procesi i inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian të vazhdojë pa shtyrje plotësuese. Është e domsodoshme të bëhet edhe një hap i rëndësishëm në Shkup, përkatësisht të sillen ndryshimet kushtetuese, por edhe sa më shpejtë rendi juridik i Maqedonisë së Veriut të adaptohet me rendin juridik të BE-së. Reformat sjellin ndryshime, por sjellin edhe përparim, porositi sot presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Sipas Pirc Musar, pritja nuk është e mirë as për Bashkimin Evropian, as për Maqedoninë e Veriut.

"Ne, shtetet evropiane, treguam unitet dhe solidaritet. Ukrainës i ofruam ndihmë, ndërkaq mbështetje dhe ndihmë Ukrainës i ofroi edhe Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut i mbështeti pozicionet dhe qëndrimet e BE-së. Tregoi harmonizim me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Sllovenia e çmon mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën dhe kombin ukrainas", tha Pirc Musar.

Siç përmendi, kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare, gjuha maqedonase do të jetë gjuhë zyrtare, ndërsa kultivimi i gjuhës maqedonase do të jetë prioritet jo vetëm i Maqedonisë së Veriut, por edhe i tërë integrimit.

"Maqedonia e Veriut është vend, ekonomia e të cilit është fuqishëm e ndërthirir me vendet evropiane. AI është vend në të cilin të rinjtë marrin pjesë në programe të cialt nxisin këmbim me moshatarë nga vende të tjera. Ai është vend i cili dukshëm kontribuon për sigurimin e stabilitetit në rajon. Është vend i cili mundet dhe është i aftë të kapet për pune atëherë kur është më se e nevojshme. Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s. Ajo është aleate përgjegjëse dhe bashkëmendimtare për shumë sfida të ardhshme si globale ashtu edhe evropiane", shtoi Pirc Musar.

Pas hyrjes në Bashkimin Evropian, siç theksoi, Sllovenia filloi shpejtë ta ulë hendekun prapa vendeve më të zhvilluara. Prej vitit 1991 deri në vitin 2021, bruto prodhimi vendor real në Slloveni u rrit për kokë banori për 91 për qind.

"Me atë rast, nuk u frikësuam nga paqartësia. Më të rëndësishme ishin vetëbesimi dhe besimi në vizion, shikuam se çka është me rëndësi afatgjate për Slloveninë. Ashtu ishte edhe me ndryshimin e Kushtetutës. Me ndryshimin e nenit 68 të Kushtetutës, u mundësuam të huajve nga të gjitha anëtaret e BE-së të posedojnë prona të patundshme. Atëherë në Slloveni kishte frikë se të huajt do të na e blejnë tokën, por kjo nuk ndodhi. BE-ja e respekton llojllojshmërinë e gjuhëve dhe identiteteve", tha Pirc Musar.

Ajo potencoi se gjuha sllovene sot është gjuhë zyrtare në BE, ndërsa identiteti slloven është pjesë e identitetit evropian.

Foto/ Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR