• e martë, 24 dhjetor 2024

Pike nën hetim për korrupsion

Pike nën hetim për korrupsion

Madrid, 31 maj 2024 (MIA) - Gjyqësori spanjoll njoftoi mbrëmë se ish futbollisti i Barcelonës, Zherar Pike, është nën hetim për rolin e tij në transferimin e Superkupës spanjolle në Arabinë Saudite, që supozohet se i ka sjellë, përmes kompanisë së tij Kosmos, fitim prej katër milionë euro në vit.

Gjykatësi përgjegjës për rastin për korrupsion lidhur me kontratat e parregullta të lidhura nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) vlerësoi se provizioni vjetor i Kosmosit është potencialisht i falsifikuar. 

Derisa ende ishte lojtar i Barcelonës, në vitin 2019, Pike ndërmjetësonte përmes kompanisë së tij për kontratë për transferim të Superkupës spanjolle në Arabinë Saudite për shumë prej rreth 40 milionë euro në vit.

Kontrata është në qendër të hetimit që e trondit futbollin spanjoll, ku akuzohen ish kryetari i RFEF Luis Rubiales dhe trashëgimtari i tij Pedro Roça. fc/

Fotografia: IKS

 

QËNDRONI TË LIDHUR