• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petliçkovski: Tek fëmija i shtruar në Klinikën e Fëmijëve aplikohet terapi imunosupresive

Petliçkovski: Tek fëmija i shtruar në Klinikën e Fëmijëve aplikohet terapi imunosupresive

Shkup, 7 shtator 2024 (MIA) - Pacientja katërvjeçare e vaksinuar me kollën e mirë dhe e shtruar në Klinikën e Fëmijëve ka një gjendje që tregon për përdorimin e terapisë imunosupresive. Terapia imunosupresive u jep hapësirë ​​personave dhe fëmijëve që janë të vaksinuar të kenë mundësi të infektohen, por sigurisht që infeksioni do të kalojë më lehtë se sa të mos ishte i imunizuar, tha kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.

Ai në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjes së gazetarëve informoi se ka edhe fëmijë edhe të rritur që janë shtruar në spital. Siç theksoi, vetë vaksinimi ka efikasitet ndërmjet 80 dhe 90 për qind, që do të thotë gjtihmonë ekziston mundësia që infektimi të gjejë hapësirë dhe të paraqitet  në një mjedis relativisht të mbuluar mirë me popullatë të vaksinuar.

"Me të vërtetë i shqyrtuam shifrat edhe nga Serbia. Në Serbi situata është e tillë që nga rreth 700 njerëz me infektim të konfirmuar të kollës së mirë madje 64 për qind janë vaksinuar, por ka edhe një problem tjetër. Rënie të imunitetit ka mesatarisht pas dhjetë vjetësh, kështu që po shqyrtohen të gjitha variantet dhe opsionet për rifreskimin e imunitetit te pacientët kritikë, të rrezikuar, te ata mbi 65 vjeç", shtoi Petliçkovski.

Megjithatë, ai përmendi se këto janë rekomandimet e tyre fillestare sepse aktualisht jemi në gjendje të mirë krahasuar me rajonin. Siç tha ai, janë 18 raste dhe asnjë vdekje.

Petliçkovski shtoi se për momentin të gjitha 18 rastet në vend janë raste të veçanta dhe pikërisht kjo është arsyeja që në territorin e qytetit të Shkupit të shpallet epidemi, për të mos lejuar shfaqjen e klasterëve.

"Shpallja e epidemisë do të na japë mundësinë që ta zbusim situatën shumë më lehtë, këtu tashmë shohim që kemi dy raste të reja në ditë, numri i rasteve të raportuara është në rritje. Nuk e dimë se ku do të shkojë. Është koha e duhur për të ndërmarrë disa hapa konkretë", shtoi Petliçkovski. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR