• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Nuk e kuptojmë esencën e konferencës paqësore në Zvicër pa pjesëmarrjen e Rusisë

Peskov: Nuk e kuptojmë esencën e konferencës paqësore në Zvicër pa pjesëmarrjen e Rusisë

Moskë, 2 maj 2024 (MIA) - Rusia sot ka reaguar se nuk e sheh poentën e konferencës së paqes për Ukrainën që Zvicra po e planifikon kah mesi i qershorit në të cilën Moska nuk është e ftuar. 

Qeveria zvicerane sot njoftoi se "në këtë moment" Rusia nuk është në mesin e 160-të delegacioneve të ftuar, duke shtuar se është e hapur për pjesëmarrjen e saj, por se Moska nuk është e interesuar. 

Bern e njoftoi takimin që në janar, duke theksuar se këtë po e bënë me kërkesë të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot theksi se Moska nuk e konsideron të besueshme këtë iniciativë.

"Nuk e kuptojmë se çfarë pikë kthese do të ishte ajo konferencë e paqes", deklaroi Peskov. "Për çfarë konference flasim, për çfarë konference me pritje serioze se do të ketë ndonjë rezultat pa pjesëmarrjen e Rusisë", shtoi ai. 

“Është krejtësisht e pamundur dhe është e qartë se është një lloj iniciativë që nuk fokusohet në rezultate”, nënvizon zëdhënësi i Kremlinit.

Qeveria zvicerane njoftoi se "procesi i paqes nuk është i mundur pa Rusinë. Ukraina, nga ana tjetër, vë në dyshim përfitimet e pjesëmarrjes ruse në takimin që do të mbahet pranë qytetit të Lucernit.

"E dimë se nuk ka kuptim të kesh Rusinë në tryezë nëse nuk mund të sigurohesh që ajo do të veprojë me vullnet të mirë", deklaroi ministri ukrainas për Punë të Jashtme, Dmitro Kuleba javën e kaluar në një intervistë për revistën "Forin polici".

Kuleba beson se krijimi i presionit shtesë ndaj Rusisë në fushën e betejës dhe bashkimi i shteteve "që ndajnë të njëjtat parime" do ta ndihmojë këtë vend të jetë i gatshëm për të marrë pjesë në dialog". qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR