Pesë zjarre aktive, gjashtë nën kontroll, ndërkaq 18 janë shuar
- Deri në orën 21:00 në territorin e mbarë vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre aktive në ambiente të hapura, prej të cilave pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll dhe 18 janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
- Post By Arta Bunjaku
- 21:52, 21 korrik, 2025
Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Deri në orën 21:00 në territorin e mbarë vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre aktive në ambiente të hapura, prej të cilave pesë janë aktive, gjashtë janë nën kontroll dhe 18 janë shuar, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Zjarre aktive kanë në territorin e komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë - fshati Niviçino, afër malit Goten i vogël dhe malet e Maleshevisë, ku po digjet pylli me drunj të ulët dhe vegjetacion i ulët, në komunën Makedonski Brod, afër fshatit Greshnicë, ku është kapluar pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët dhe mes fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Krapa, si dhe afër fshatit Latovo, vendi i quajtur "Markova Stapallka", në komunën e Prilepit - fshati Shtavica, me përhapje drejt fshatrave Çumovo, Vollkovo dhe Prilepec.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Resnjës, afër fshatrave Shurlenci dhe Ezerani, në komunën e Zhelinës - m,es fshatrave Cerovë dhe Grupçin, në fshatin Nikoliq në komunën e Dojranit, në komunën e Velesit - mes fshatrave Xhidimirci, Krushje dhe Ivankovci, komunën e Gostivarit - fshati Simnicë dhe në komunën e Prilepit - mes fshatrave Careviq dhe Smolani, vendi i quajtur "Radobilski Rid".
Janë shuar zjarret në komunat Studeniçan, Shuto Orizarë, Prilep, Dollnen, Strumicë, Gjevgjeli, Kërçovë, veles, Sveti Nikole, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër, Bërvenicë dhe Gostivar. ab/
Foto: МIА arkivi