• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë të burgosur amerikanë fluturuan nga Teherani, dy nga të burgosurit iranianë zbritën në Doha

Pesë të burgosur amerikanë fluturuan nga Teherani, dy nga të burgosurit iranianë zbritën në Doha

Doha, 18 shtator 2023 (MIA) - Një aeroplan i Katarit me pesë amerikanë të liruar të shoqëruar nga dy anëtarë të familjeve, si dhe ambasadori i Katarit në Iran, fluturuar sot nga aeroporti në Teheran, lajmërojnë mediat britanike.

Pres TV iranian transmetoi se dy nga pesë të burgosurit iranianë të liruar nga SHBA, Mehrdad Moin Ansari dhe Reza Sarhangpur, zbritën në Doha, transmetojnë mediat britanike.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane për Punë të Jashtme paraprakisht sot tha se dy të burgosur iranianë do të mbesin në SHBA me kërkesë të tyre, ndërsa njëri prej tyre do t'i bashkohet familjes së tij në një vend të tretë.

"Rreth gjashtë miliardë dollarë të pronave iraniane që dikur ishin ngrirë në Korenë Jugore tani janë transferuar në Katar, që ishte një element kyç në shkëmbimin e të burgosurve", tha zëdhënësi i Ministrisë Naser Kanani në konferencën për shtyp të emituar në televizionin shtetëror.

Sipas marrëveshjes, mjetet do të mbahen në llogari në Katar,  një aleat i SHBA-së në Gadishullin Arabik, ku gjendet edhe një strukturë e madhe ushtarake amerikane. Fondet janë lejuar për të ashtuquajturat si ushqimi dhe barnat, të lejuara tashmë nga sanksionet, njoftuan nga SHBA. sa/ 

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR