• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pesë persona, mes të cilëve tre civilë kanë humbur jetën në sulmet izraelite drejt rajonit sirian Homs

Pesë persona, mes të cilëve tre civilë kanë humbur jetën në sulmet izraelite drejt rajonit sirian Homs

Bejrut, 7 shkurt 2024 (MIA) - Pesë persona, mes të cilëve tre civilë, kanë humbur jetën në sulmet e mbrëmshme izraelite ndaj rajonit Homs në Sirinë qendrore, njoftoi Observatori sirian për të drejta të njeriut.

Armata siriane paraprakisht këtë mëngjes njoftoi se mbrëmë vonë janë vrarë dhe plagosur civilë, ndërsa mediat siriane, duke iu referuar një funksionar ushtarak anonim. publikuan se goditjet kanë shkaktuar dëm të pronës privare dhe publike, pa theksuar hollësi.

Observatorimi me seli në Britaninë e Madhe në një komunikatë ka theksuar se viktima civile janë "një grua dhe një fëmijë dhe një burrë" dhe se shtatë janë plagosur në sulmet izraelite ndaj një ndërtese në lagjen Hamra dhe Homs.

"Armiku izraelit kreu sulme ajrore nga rajoni në veri të Tripolit (Liban) dhe shënjestroi disa objektiva në qytetin e Homsit dhe rrethinën e tij", njofton Ministria siriane e Mbrojtjes.

Televizioni shtetëror sirian publikoi pamjet që tregojnë shpëtimtarët duke kërkuar për të plagosurit në rrënojat e një ndërtese të shembur dhe duke mbajtur një person në barrelë.

Drejtori i Observatorit, Abdel Rahman tha se ndërtesa e prekur në Homs u shkatërrua plotësisht. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR