Pesë kompani të huaja të interesuara për hapjen e fabrikave në ZZHTI Shtip
- Pesë kompani të huaja janë të interesuara që të investojnë dhe të hapin fabrika në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Shtip, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas hapjes zyrtare të fabrikës "Magna mehatroniks" në ZZHTI në Shtip.
- Post By Melahat Baftija
- 14:39, 2 prill, 2025

Shtip, 2 prill 2026 (MIA) - Pesë kompani të huaja janë të interesuara që të investojnë dhe të hapin fabrika në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Shtip, informoi sot kryeministri Hristian Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas hapjes zyrtare të fabrikës "Magna mehatroniks" në ZZHTI në Shtip.
"Ka disa kompani të cilat janë të interesuara të investojnë këtu në Shtip, gjegjësisht në këtë ZZHTI këtu. Unë pres nëse jo të gjithë, pjesa më e madhe prej tyre të marrin vendim që këtë vit, me çka në mënyrë dramatike do të përmirësohet standardi i shipjanëve, por edhe i të gjithë atyre që gravitojnë rreth Shtipit", deklaroi krymeinistri Mickoski.
Me blerjen e 120 autobusëve ekologjikë për çka dje në seancë qeveritare është miratuar informacioni se po bëhet hap për sigurimin e ajrit të pastër dhe mjedisit jetësor dinjitoz për qytetarët.
Mickoski sqaroi se bëhet fjalë për vendim të marrë për fillimin e procedurës për furnizimin e 120 autobusëve.
Është e rëndësishme, theksoi ai, që të mos ketë ndotje etj. dhe sigurimi i një mjedisi të mirë jetese për bashkëqytetarët tanë, pjesë përbërëse e të cilit është ajri i pastër, është imperativ për ne.
Sipas tij, Qeveria po punon edhe për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe po i realizon premtimet e veta, duke theksuar se nga 1 prilli, punonjësit e MPB-së kanë marrë paga më të larta për 10 për qind, ndërsa pensionistët rritje lineare prej 2.500 denarë.
"Po përfundojmë ciklin e rritjes lineare prej 5.000 denarë për pensionistët. Punonjësit e arsimit, përveç rritjes nga viti i kaluar, do të marrin edhe këtë vit, pas nënshkrimit të marrëveshjes që harmonizohet në nivel pune, si dhe punonjësit e shëndetësisë. Pra, çdo gjë që bëjmë në vazhdimësi ka për qëllim përmirësimin e performancës ekonomike të qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë në atë drejtim", tha Mickoski.mb/
Foto: MIA