• e premte, 05 dhjetor 2025

Filmi "Krejt e thirrin Rexhën" nga regjisori kumanovar Ibër Deari fitoi çmimin "Franco Cassano" në festivalin Bif&st 2025 në Itali

Filmi

Kumanovë, 28 prill 2025 (MIA) - Filmi "Krejt e thirrin Rexhën" nga regjisori bashkëskenaristi kumanovar Ibër Deari fitoi çmimin prestigjioz "Franco Cassano" për filmin më të mirë në përzgjedhjen Meridiana në Festivalin e sivjetëm "Bif&st Bari International Film&TV Festival 2025" në Itali, informoi sot regjisori. Filmi është financuar nga Agjencia për Film, i prodhuar nga Sasho Pavlovski.

Juria, e udhëhequr nga shkrimtari i njohur franko-maroken Tahar Ben Xhelun, arsyetoi vendimin me fjalët: "Për shkak të ritmit inteligjent të montazhit, rigorozitetit të regjisë dhe qasjes delikate e ironike të skenarit".

Skenaristët e filmit janë Ibër Deari dhe Artin Selmani, producent është Sasho Pavlovski, ndërsa muzika nga Darko Spasovski. Në rolet e aktrimit interpretojnë: Afrim Muçaj, Adriana Matoshi, Bereda Reshit, Ledion Mulaku, Adem Karaga, Bujar Ahmeti etj.

"Jam shumë i lumtur për çmimin. Motivim për të vazhduar punën, me siguri është ndjenja e jashtëzakonshme të marrësh një çmim të tillë prestigjioz. Jam i kënaqur edhe nga suksesi që filmi ka arritur tek publiku. Për premierën kishte pesë salla të hapura. Do të shfaqet në Kopenhagë, Bruksel dhe qytete tjera të Evropës", tha Deari.

Kumanovari i diplomuar si regjisor në Universitetin për Arte Audiovizuele - ESRA Paris-Shkup-Nju-Jork, ku në vitin 2016-të ka kryer studimet e magjistraturës. Ai punon si asistent regjisor në Institucionin Kombëtar - Qendra për Kulturë "Trajko Prokopiev" në dramën shqipe dhe është regjisor i shfaqjeve për fëmijë në gjuhën shqipe në Kumanovë dhe Shkup. Përveç filmit "krejt e thirrin Rexhën", Deari ka qenë regjisor i filmave me metrazh të shkurtër "Farmers Blues", "A Long Way Home", "My City Screams" и Toka".

Kumanovari deri më tani ka marrë çmimet për Artistin e Vitit "Milingona e Artë" (2016), për Filmin më të mirë me metrazh të shkurtër në Ohër dhe në Kinenova Shkup për filmat "Farmers Blues", dhe për Filmat më të Mirë të Shkurtër "Farmers Blues" në Beach Film Fest, Ohër dhe "A Long Way Home", Kinenova Shkup, si dhe për Filmin më të Mirë dhe Regjinë më të Mirë - "My City", "Nine Eleven Festival", Prishtinë dhe për Filmin më të Mirë "Toka" në Tetovë Film Fest dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Nju Jork. sa/

Foto: https:// bifest.it 
https://bifest.it/premi-meridiana-bifst-2025/ https://bifest.it/

QËNDRONI TË LIDHUR