• e enjte, 10 tetor 2024

Perinski: Duhet një ligj i ri për vetëqeverisjen lokale, mjete nga kredia hungareze kanë kërkuar 80 komuna

Perinski: Duhet një ligj i ri për vetëqeverisjen lokale, mjete nga kredia hungareze kanë kërkuar 80 komuna

Ohër, 10 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, sot nga Ohri theksoi se janë duke u zhvilluar aktivitete për miratimin e ligjit të ri për vetëqeverisje lokale, me të cilin do të rregullohet edhe çështja e mundësisë së revokimit të një kryetari komune nën kushte të caktuara.

Perinski tha se me legjislacionin ekzistues, zyrtarët e zgjedhur në zgjedhje të menjëhershme për kryetarë komunash, nuk ka mundësi ligjore për revokimin e tyre.reko

"Javën e ardhshme do t'ju informojnë për një ngjarje në nivel ekspertësh, në të cilën do të përcaktohen dobësitë e zgjedhjes ekzistuese ligjore. Imperativi kryesor në zgjidhjen e re ligjore do të jetë mundësia për revokimin e kryetarit. Me këto ndryshime ligjore duam t'u mundësojmë qytetarëve që t'i revokojnë ata që i kanë zgjedhur, tha ai, duke theksuar se synimi është që mandatet e kryetarëve të ardhshëm të komunave të rregullohen me një zgjidhje të re ligjore. 

Perinski tha se shtesë me ndryshimet e legjislativës do të rregullohet funksionimi i policisë komunale me ligjin për vetëqeverisje lokale, i cili tani është nën kompetencë të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. 

"Duam ta njohim me ligjin për vetëqeverisje lokale, që të mos kemi dukuri devijuese të shkatërrimit të pajisjeve urbane për të cilat komunat ndajnë mjete të konsiderueshme, tha ai. Perinski vuri në dukje se ligji ekzistues është më shumë se dy dekada i vjetër dhe si i tillë, siç tha, "i pjekur për ndryshime".

Lidhur me mjetet e parashikuara si mbështetje financiare për vetëqeverisje lokale nga kredia nga Hungaria, ministri theksoi se në kuadër të gjashë ministrive resor në fazë përfundimtare është procesi i vlerësimit, ndërsa vendimet do të miratohen nga Qeveria sapo të përfundojë ky proces. 

"Po presim të mbërrijnë propozim-vendimet. Kur të përfundojë procesi i vlerësimit, do t'i paraqesim në seancën e qeverisë. Për këtë mund të thirret edhe një seancë e jashtëzakonshme, tha ai.

Deri më tani aplikimi për sigurimin e mjeteve financiare kanë dorëzuar 80 komuna, për realizimin e 358 projekteve. ls/ 

Foto/ MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR