Më ftohtë mëngjesin e sotëm në Berovë, temperaturat ditore sot nga 24 deri 29 gradë
- Temperatura më e ulët e mëngjesit prej gjashtë gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:12, 10 tetor, 2024
Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët e mëngjesit prej gjashtë gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë.
Siç njoftojnë nga DPHM-ja, 9 gradë janë matur në Kodrën e Diellit, 10 në Manastir, Strumicë, Lazaropole, Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 11 në Tetovë dhe Gjevgjeli, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Ohër, Prilep, Shtip, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, Krushevë, Veles dhe Kavadar, 13 gradë në Pretor dhe 14 në Vinicë dhe Dibër.
Në 24 orët e fundit, më shumë shi ka rënë në Lazaropole (gjashtë litra në metër katror), 2 në Shtip, Ohër, Vinicë, Pripel dhe Krushevë dhe 1 në Manastir, Dibër, Kodrën e Diellit, Strumicë, Gjevgjeli, Veles, Pretor, Demir Kapi, Radovish-Pozhar, Kavadar-Hanet e Mavrovës.
Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë prej 24 deri 29 gradë, njoftoi DPHM-ja.
Në Shkup në mëngjes me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 27 gradë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s