• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shëndeti mendor në vendin e punës - këtë vit temë e shënimit të Ditës botërore

Shëndeti mendor në vendin e punës - këtë vit temë e shënimit të Ditës botërore

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Klinika universitare për psikiatri sot në sheshin "Maqedonia" do ta shënojë Ditën botërore të shëdnetit mendor, këtë vit me temë "Është koha të prioritizohet shëndeti mendor në vendin e punës". Në ngjarje, qëllimi i së cilës është të ngritet vetëdija për rëndësinë e shëdnetit mendor, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

"Duke iu bashkangjitur kësaj nisme globale, përmes tubimit publik, kemi për qëllim ta ngrejmë vetëdijen publike për rëndësinë e kujdesit për shëdnetin mendor, me theks të veçantë në lidhjen me faktorët nga ambienti i punës, si vend ku kalojmë një pjesë të madhe të jetës tonë dhe është e lidhur ngushtë me të gjitha aspektet e jetës sonë dhe mirëqenies së përgjithshme", kumtoi Klinika.

Theksoi se themelet në të cilat ndërtohet produktiviteti individual dhe kolektiv dhe ndjenja e përmbushjes në punë, jana të drejtat themelore dhe kushtet të cilat duhet t'i gëzojë secili i punësuar: kushte të sigurta për punë; relacione harmonike ndërnjerëzore; punë ekipore bazuar në mbështetje dhe ndihmë; shpërndarje e drejtë e obligimeve; kompensim adekuat financiar; kënaqësi e respektit, dinjitet dhe barazi; punë në korniza të caktuara kohore; kohë për pushim, kujdes për veten dhe balanc mes jetës profesionale dhe private.

"Për fat të keq, jo rrallë jemi dëshmitarë apo bartës të peshës së ngarkimit tejet të madh në punë, pritje të paqarta të punës, kompensimit joadekuat financiar, punës në ambiente të pasigurta dhe të dëmshme për shëndetin, mobing dhe marrëdhënie të çrregulluara ndërnjerëzore, mungesë e mbështetjes sociale në punë. Mu këta faktorë të rrezikut janë dukshëm të asocuar me çrregullimin e shëdnetit mendor të manifestuara shpesh përmes sindromit të djegies profesionale *burn out), si 'gjendje e rraskapitjes vitale', karakterizuar me lodhje, humbje të motivimit dhe energjisë, pikëpamje negative ndaj punës, cinizëm, efikasitet i zvogëluar gjatë punës, tërheqje sociale dhe simptoma trupir", theksojnë nga Klinika për psikiatri.

Organizuesi i shënimit të Ditës botërore të shëdnetit mendor bën me dije edhe se përmes krijimit të mjediseve mbështetëse dhe adresimit të nevojave prë shëdnet mendor të të punësuarve, kpmpanitë dhe institucionet jo vetëm që e përmirësojnë mirëqenien personale të punëtorit, por e rrisin edhe produktivitetin, inovacionet dhe suksesin e organizatës dhe shoqërisë. ab/

foto: МIА arkivi

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR