• e diel, 22 dhjetor 2024

Pendarovski: Pranoj debat me të shtatë kandidatët, le të vijë edhe Mickoski

Pendarovski: Pranoj debat me të shtatë kandidatët, le të vijë edhe Mickoski

 Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Si kandidat për president në çdo kohë pranoj të ketë debate politike me kundërkandidatët e mi, por siç u deklarova para fillimit të fushatës, insistoj në debate të përfshihen  të të gjithë shtatë kandidatët për president të konfirmuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, deklaroi kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski.

 Ai në një deklaratë me shkrim për mediat, thekson se, pikërisht për këtë, fillimisht ka propozuar që të mbahen dy debate të mëdha, të ashtuquajtura master debate, një në fillim të fushatës dhe një para raundit të parë të votimit.

 "Debatet ishin planifikuar të mbahen në terren neutral, ndërsa transmetim nga të njëjtat të kenë të gjitha televizionet kombëtare. Në debate shtatë kandidatët do të kishin kushte të barabarta për të prezantuar programin e tyre të punës", thotë Pendarovski.

 Ai thekson se deri më tani,  në ftesat që ka marrë nga media për të marrë pjesë në një debat televiziv, nuk kishte marrë informacion se të shtatë kandidatët do të ishin pjesëmarrës në ndonjë nga debatet e parapara.

 Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR