• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pendarovski për Ramazan Bajram: Të bashkuar të ndajmë një vizion për mirëqenie, prosporitet dhe zhvillim të atdheut tonë të përbashkët

Pendarovski për Ramazan Bajram: Të bashkuar të ndajmë një vizion për mirëqenie, prosporitet dhe zhvillim të atdheut tonë të përbashkët

Shkup, 10 prill, 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të besimit islam në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

"Festa e madhe shënoi përfundimin e një agjërimi tridhjetëditor prej mëngjesit deri në mbrëmje, në të cilin çdo musliman, përveç ushqimit dhe pijes, heq dorë nga mendimet dhe veprat e këqija, duke iu përkushtuar lutjes dhe shpirtërores. Si një nga shtyllat e Islamit, Ramazani është muaj i mirësisë, mëshirës, ​​dashurisë dhe faljes. Pikërisht në frymën e festës, jo vetëm në tre ditët e festave të ardhshme, por edhe gjatë gjithë vitit të jetojmë në paqe dhe harmoni,  të jemi të bashkuar dhe të sjellshëm, të mbushur me lumturi dhe gëzim. Të gjithë të bashkohemi për të ndarë me fqinjët tanë, me fqinjët tanë më të afërt dhe më të largët, vizionin e mirëqenies, prosperitetit dhe zhvillimit të atdheut tonë të përbashkët, thekson presidenti Pendarovski në urimin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR