Pendarovski në mbështetje të mjekëve të rinj - secili duhet të vlerësohet siç duhet për punën e tij
- - Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i mbështet mjekët e ri dhe specializantët privatë në luftën e tyre për paga më të mira, informojnë sot nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit, i cili është kandidat për edhe një mandat presidencial.
- Post By Fami Bajrami
- 11:26, 22 mars, 2024

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i mbështet mjekët e ri dhe specializantët privatë në luftën e tyre për paga më të mira, informojnë sot nga ekipi zgjedhor i Pendarovskit, i cili është kandidat për edhe një mandat presidencial.
"Korrekte dhe e drejtë është që secili të vlerësohet siç duhet për punën dhe njohurinë e tij ndërsa mjekët e rinj jo vetëm që nuk guxojnë të jenë përjashtim, por duhet të jenë udhëheqës të këtij rregulli. Mjekët dhe specializantët e rinj të paguar dhe të siguruar në mënyrë adekuate sot janë mjekët dhe personeli mjekësor më i mirë i së ardhmes", tha Pendarovski.
Sipas tij, sigurimi i kompensimit korrekt, kontributet e paguara dhe kushtet e denja për mësim dhe punë janë parakushtet kryesore që mjekët dhe specializantët e rinj të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në vendin e tyre. Mjekët e rinj dhe specializantët privatë, tha Pendarovski, patjetër duhet të marrin atë që meritojnë. rq/ fc/
Foto: arkivi i MIA-s