• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Në dispozicion i kemi mjetet digjitale më bashkëkohore, nga ne varet nëse do të bashkohemi në garën e madhe apo do të flemë në këtë epokë kohore 

Pendarovski: Në dispozicion i kemi mjetet digjitale më bashkëkohore, nga ne varet nëse do të bashkohemi në garën e madhe apo do të flemë në këtë epokë kohore 

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Në dispozicion i kemi mjetet digjitale më bashkëkohore të epokës digjitale. Para nesh është një fushë me potencial ë madh për rritje ekonomike dhe zhvillim. Nga ne varet nëse do të bashkohemi në garën e madhe apo do të flemë në këtë epokë kohore e cila tashmë e përcakton zhvillimin e çdo ekonomie kombëtare, të vogël apo të madhe, tha sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në Konferencën e 6-të për e-tregtinë.

Siç theksoi Pendarovski, shteti duhet të investojë në arsimin bashëkohor, digjital për të kapërcyer ndarjen digjitale në shoqëri.

Sipas tij intelegjenca artificiale po bëhet një faktor kyç për inovacione akoma më të mëdha në pothuajse çdo sferë. Ajo e ndryshon përbërjen, natyrën dhe strukturën e prodhimit, të zakoneve dhe profesioneve të konsumatorëve. Intelegjenca artificiale, vuri në dukje Pendarovski, tashmë nuk reduktohet vetëm në agregate për reklama, por po rritet në shtyllën kurizore të shitjes me pakicë.

 

"Lidhur me transofrmimin digjital, vendin përballet me tre sfida. Sfida e parë është fakti se inovacionet teknologjike shpesh janë më të shpejta se rregullimi dhe hapin hapësirë për keqpërdorime të ndryshme, nga dezinfomatat deri te krimi kibernetik dhe sulmet kibernetike. Për shkak të frikës nga mashtrimi, një pjesë e konsumatorëve janë ende mosbesues ndaj tregtisë onlajn. Sfida e dytë është rreziku nga rritja e papunësisë dhe pabarëzisë sociale, veçanërisht për shkak të ndarjes digjittale dhe nivelit të ulët të edukimit digjital.Sfida e tretë është demografike. Brezi i ri digjital ka një rol kyç në e- tregtinë. Të rinjtë jo vetëm ndjekin, por krijojnë edhe tendencat kryesore digjitale nga të cilat varet rritja ekonomike. Por këtu qëndron problemi ynë kryesor. Raporti Botëror i Migracionit 2020 e rendit vendin në vendin e 20-të në botë sipas shkallës së migrimit. Për shkak të një sërë problemesh sistematike, duke përfshirë korrupsionin, ne jemi në rrezik të humbim një pjesë të madhe të popullsisë sonë të re digjitale. Për t'iu përgjigjur këtyre sfidave, shteti duhet të krijojë besim në këtë sektor duke luftuar krimin kibernetik dhe duke garantuar sigurinë kibernetike në treg", nënvizoi Pendarovski.

Ai theksoi se vendi gjithashtu duhet të zhvillojë sistemin e e-tregtisë që të mund të tërheqë investime, të gjenerojë vende pune dhe të mbajë të rinjtë në vend.

Para Pendarovskit u drejtua kryetarja e Asociacionit për e-tregti, Nina Angelovska, e cila po ashtu theksoi rëndësinë e inteligjencës artificiale. Ajo tha se intelegjenca artificiale nuk do të zëvendësojë punonjësin, por punonjësi që përdor intelegjencë artificiale do të zëvendësojë atë që nuk e bën.

"Ashtu siç nuk ka rritje të bizneseve pa e-tregtinë, ashtu nuk ka rritje të e-tregtisë pa inteligjencë artificiale. Inteligjenca artificiale ndryshon mënyrën se si ne punojmë, blejmë dhe jetojmë, ndryshon dhe ripërcakton vendet e punës, dhe nëse e përdorim atë në mënyrë korrekte, do ta bëjë punën tonë më efektive dhe produktive", theksoi Pendarovski.

Në Konferencën, edicionin e së cilës Angelovska e paralajmëroi si më të madhin ndonjëherë, janë mbi 600 të ftuar, 30 folës vendorë dhe ndërkombëtarë. ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR