• e premte, 20 dhjetor 2024

Pendarovski: Mickoski dhe Siljanovska e gënjejnë popullin se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa para diplomatëve të huaj thonë se do ta ndryshojnë Kushtetutën

Pendarovski: Mickoski dhe Siljanovska e gënjejnë popullin se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, ndërsa para diplomatëve të huaj thonë se do ta ndryshojnë Kushtetutën

Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Hristian Mickoski dhe Gordana Siljanovska e gënjejnë popullin dhe çdo ditë përsërisin se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë nën diktatin bullgar, ndërsa para diplomatëve të huaj shprehin gatishmëri formale për zhbllokim, theksoi kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski në tubimin e sotëm qendror në Shkup.

"një përfaqësues i lartë nga partia e tyre simotër nga Gjermania, pas bisedimeve me ta tha se është i bindur se do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ndërkaq, këta edhe më tej, çdo ditë përsërisin se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë nën diktat bullgar", tha Pendarovski.

Duke folur për ofertën e partisë më të madhe opozitare gjatë fushatës politike, Pendarovski vlerësoi se në vend të propozimeve për të sotme dhe të nesërme më të mirë të qytetarëve dhe të shtetit, ata i ricikluan zgjidhjet e njejta politike të cialt e sollën shtetin në status të një vendi të izoluar dhe të robëruar, me pushtet i cili montoi procese politike dhe vend i cili pati të burgosur politik dhe gazetarë në burgj.

Theksoi se opozita dhe kadidatja e tyre për presidente, në tentim për t'i manipuluar qytetarët, e transformuan qëndrimin për integrim në NATO.

Ai potencoi se "propozimi i tyre i ashtuquajtur për zhbllokim të rrugës evropiane të cilin ua imponojnë qytetarëve të vet është ta rinegociojnë kornizën negociuese me Unionin, edhe pse të gjithë përfaqësuesit e lartë të BE-së thonë se ajo është punë e kryer".

Në tubimin e sotëm në Shkup, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski foli edhe për marrëdhëniet ndëretnike, duke cekur se nga pasiguria e vendit deri më tani, ata janë më stabil, sepse, siç tha, kjo garniturë politike e din se përveç integrimeve euro-atlantike është një ga dy faktorët kyç për përparim të vendit. Por edhe për këtë çështje, siç theksoi, opozita nuk mban llogari.

Në stë kontekst, foli edhe për deklaratën e kohëmëparshme të Siljanovskës, në të cilën, siç theksoi, ka thënë se do të bëjë Kushtetutë të re qytetare, dhe më pas, siç nënvizoi Pendarovski, nuk ka sqaruar nëse në të do të ketë vend për maqedonasit.

Në tubimin qendror në Shkup, porositi edhe se pret fitore zgjedhore më 8 maj dhe se anketat e opozitës janë të rrejshme. ab/

Видео: Изборен штаб на Пендаровски

QËNDRONI TË LIDHUR