• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Me opozitën e tanishme apo nëse nesër do të jetë në pushtet, deri në vitin 2050 nuk do të jemi vend anëtar i BE-së

Pendarovski: Me opozitën e tanishme apo nëse nesër do të jetë në pushtet, deri në vitin 2050 nuk do të jemi vend anëtar i BE-së

Shkup, 30 prill 2024 (MIA) - Kandidati për president i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski theksoi se me përbërjen e tanihsme të opozitës apo nëse nesër ajo do të jetë në pushtet, deri në vitin 2050 nuk do të jemi vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Pendarovski gjatë pjesëmarrjes së sotme me kandidaten për presidente, të mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova në TV21, theksoi e kemi edhe dobësi të tjera të detektuara nga Komisioni evropian, por siç potencoi, problemin me ndryshimet kushtetuese duhet ta tejkalojmë.

Presidenti aktual potencoi se kushte për përbërjen e qeverisë vendosë ai që do të fitojë në zgjedhje. Sipas tij, nuk është mirë të vendosen kushte para se të përfundojnë zgjedhjet.

"Kushtet i vendossë fituesi zgjedhor, ai i cili në fund fiton dhe kjo është logjika, dhe jo më parë. Nuk e di përse atëherë zonja së pari thotë se janë fitues të sigurt me 3:1, e din rezultatin se do të fitojnë edhe në zgjedhjet presidenciale edhe në ato parlamentare para se të përfundojnë, ndërsa kushtet para zgjedhjeve i vendosë lideri i saj Mickoski, i cili thotë votojeni kandidatin tonë nëse dëshironi të hyni në qeveri", tha Pendarovski. ab/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR