• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pendarovski: Askush nga BE-ja nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në Union derisa të zbatohen reformat e brendshme

Pendarovski: Askush nga BE-ja nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në Union derisa të zbatohen reformat e brendshme

Ohër, 1 shtator 2023 (MIA) - Asnjë përfaqësues zyrtar i BE-së nuk ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE derisa Unioni të riorganizohet nga brenda, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski, i cili gjatë vizitës së tij në Ohër iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për temat aktuale. 

"Ne që i ndjekim prej kohësh proceset e integrimeve evropiane, e dimë se kjo nuk është asgjë e re. Makron në fillim të fjalimi të tij, konkretisht në atë pjesë ku flet për riorganizimin e brendshëm të BE-së thotë: atë që po them tani, jua kam thënë edhe pesë vjet më parë. Kjo është ideja e tij e vjetër që të thellohet, para se të zgjerohet ose të thellohet me zgjerim", tha Pendarovski.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi se presidenti francez Emanuel Makron nuk ka bërë asnjë deklaratë të vetme në të cilën të thotë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të hyjë në BE para se të zbatohen reformat brenda vetë Unionit, për të cilat foli pesë vjet më parë.

Sipas tij, pa opstruksione të brendshme siç bën opozita, BE-ja mund të zgjerohet edhe para vitit 2030, gjë që, siç ka përsëritur, e ka theksuar edhe ministrja franceze për Evropën.

"Çdo njeri i arsyeshëm i di argumentet 'pro' ose 'kundër'. Kjo është një dilemë shumë e qartë. Ne kemi shtatë popuj dhe pjesë popujsh në Kushtetutë, a është problem të futen gjashtë pjesë të tjera të popujve në të njëjtën Kushtetutë. Si do ta rrezikojë kjo Maqedoninë? Ose së dyti, nëse keni arsye politike duke pritur zgjedhjet e ardhshme që të vish në pushtet dhe pastaj të mendosh për Evropën, kjo është çështje tjetër. Ky nuk është mendim strategjik, është mendim mendjengushtë që sigurisht bie ndesh me interesat strategjike të Maqedonisë", tha presidenti Pendarovski. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR