• e martë, 02 korrik 2024

Pekini ka paralajmëruar Seulin dhe Uashingtonin që të mos provokojnë përleshje me Phenianin

Pekini ka paralajmëruar Seulin dhe Uashingtonin që të mos provokojnë përleshje me Phenianin

Pekin, 27 prill 2023 (MIA) - Kina sot i paralajmëroi Korenë Jugore dhe SHBA-në të mos "provokojnë konfrontim" me Korenë Veriore.

"Të gjitha palët duhet të përballen  me thelbin e problemit gadishullin (korean) dhe të kenë një rol konstruktiv në promovimin e zgjidhjes së qetë të problemit", deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë kineze për Punë të Jashtme, Mao Ning.

Ajo bëri thirrje "të mos nxiten tensione, të mos shkaktohen konflikte dhe të mos kërcënohen".

Presidenti amerikan Xho Bajden, në takimin në Uashington me homologun e tij koreanojugor Jun Suk Jeol, paralajmëroi se sulmi bërthamor i Koresë Veriore ndaj SHBA-së ose ndaj aleatëve amerikan dhe partnerëve do të vlejë fund i regjimit koreanoverior.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR