• e premte, 05 korrik 2024

Pedro Lurti: Zgjerimi është një instrument për forcimin gjeopolitik të BE-së

Pedro Lurti: Zgjerimi është një instrument për forcimin gjeopolitik të BE-së

Bruksel, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Mes anëtareve të BE-së ekziston ndarje lidhur me procesin e zgjerimit, në kushte kur blloku përpiqet ta forcojë autonominë e tij strategjike në botën e re gjeopolitike, sipas ambasadorit portugez në Union, Pedro Lurti.

 "Unioni e ka të qartë se bota po ndryshon. Sot, ekzistojnë disa fuqi globale që synojnë të ndryshojnë ekuilibrin të vemdosur në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas Luftës së Ftohtë, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të jetë e aftë të veprojë në këtë botë të re gjeopolitike në një mënyrë relativisht autonome", deklaroi Lurti. 

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në fjalimin në debatin mbi temën "BE-ja në botën që ndryshon", përfaqësuesi i përhershëm portugez në Union vlerësoi se zgjerimi është një nga instrumentet për forcim gjeopolitik të bllokut, por se ky proces ka "dy anët e medaljes".

"BE-ja nuk mund të frustrojë pritshmëritë e vendeve që duan t'i bashkohen dhe me zgjerimin fiton një peshë të re politike më të rëndësishme, por Unioni e din se duhet të veprojë në një botë ku gjeopolitika mbivendoset me globalizimin ekonomik dhe ajo duhet gjithashtu të zhvillohet në drejtim të integrimit të brendshëm dhe forcimit të tij", shtoi Lurti. 

Sipas tij, BE-ja po përballet me sfidën se si të fitojë autonomi strategjike, në kushtet kur ajo përbëhet nga 27 vende ndërmjet të cilave ka dallime, sidomos për çështjet në fushën e politikës së jashtme, konsideron Lurti.

“Kjo dikotomi është një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet aktualisht Bashkimi Evropian”, vlerëson Lurti.

Ai si shembull e tregon sferën e sigurisë, duke theksuar se BE-ja nuk e ka armatën e saj, por po zhvillon një politikë mbrojtëse dhe dëshiron të rrisë kapacitetet e industrisë së saj të mbrojtjes, sepse e kupton se “autonomia politike që do të siguronin këto instrumente është e pazëvendësueshme”.

Sipas tij, nga pandemia Kovid dhe lufta në Ukrainë, BE-ja ka nxjerrë leksionin se nuk duhet të jetë tepër e varur në disa fusha kritike, si teknologjia moderne dhe lëndët e para, dhe për këtë arsye "duhet të dijë të ndërtojë autonominë e saj". 

Për mënyrën e marrjes së vendimeve në kuadër të bllokut, Lurti theksoi se pavarësisht gjithçkaje, qëndrimi i Unionit lejon transparencë më të madhe në vendimmarrje. qa/

Foto: "X"

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR