• e shtunë, 23 nëntor 2024

PDSH: Taravari si Mickovski - nuk i intereson integrimi në BE, por pushteti!

PDSH: Taravari si Mickovski - nuk i intereson integrimi në BE, por pushteti!

Tetovë, 8 prill

Partia Demokratike Shqiptare dënon ashpër gjuhën e Taravarit, i cili në mes tjerave thotë se“…ta bëjmë qeverinë e pastaj brenda 6 mujve t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese…”.

Kjo nuk paraqet asgjë tjetër përveç se ai grupim i ashtuquajtur vLEN nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse grupi rreth Taravarit të akomodohet në pushtet dhe rruga për integrim në BE të ngelë e bllokuar njejtë siç deklarohet edhe VMRO-ja e Mickovskit.

Qytetarët shqiptar dhe të tjerë me votën e tyre për kandidatin për president të Frontit Eurpianë z.Bujar Osmani dhe në zgjedhjet parlamentare për kandidatët për deputet të po këtij koalicioni Fronti Europian, ku bën pjesë edhe PDSH-ja do të mundësojnë zhbllokimin e këtyre proceseve integruese ku vetëm pas ndryshimeve kushtetutuese do të formohet qeveria e re me çka Maqedoni e Veriut do të ec drejt BE.

Taravari dhe ju të vLEN, shqiptarët nuk kanë nevojë nga ju të dëgjojnë qëndrimet e Mickovskit të VMRO-së në versionin shqip.

Partia Demokratike Shqiptare

________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR