• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Parlamenti zviceran për falimentimin dhe marrjen e bankës "Kredi Suis" do të kryejë hetime nga qeveria, banka qendrore dhe rregullatori

Parlamenti zviceran për falimentimin dhe marrjen e bankës

Bern, 18 maj 2023 (MIA) - Komisioni i posaçëm i Parlamentit zviceran do ta hetojë kolapsin e bankës "Kredi Suis" dhe marrëveshjen sipas së cilës banka e falimentuar u ndërmorr nga konkurenti UBS, kumtoi Zyra e Dhomës së lartë të Parlamentit.

Vendimi është vazhdimësi e mbështetjes së dy nënkomisioneve parlamentare për thellimin e hetimeve për veprimtarinë e qeverisë, Bankës Qendrore dhe rregullatorëve të tregut financiar përpara ndihmës urgjente financiare për Kredi Suis.

Një komision i posaçëm do të krijohet vetëm për herë të pestë në historinë e fundit zvicerane. I pari u krijua në vitin 1961 për të shqyrtuar procesin e vënies në punë të avionëve luftarakë "Mirazh", vunë në dukje mediat britanike.

“Duke marrë parasysh përmasat e ngjarjes, zyra thekson se themelimi i një komisioni parlamentar është i justifikuar”.

Mandati i hetimit dhe anëtarëve të komisionit do të përcaktohen nga dy dhomat e parlamentit në seancat që nisin më 30 maj, thuhet në kumtesën e sotme.

“Duke marrë parasysh përmasat e atyre ngjarjeve dhe pasojat e tyre financiare, zyra konstaton se themelimi i një komisioni parlamentar është i justifikuar. Zyra është e përkushtuar ndaj një përkufizimi të gjerë të mandatit hetimor ... dhe hedhjes së dritës mbi ngjarjet e viteve të kaluara që çuan në bashkimin e menjëhershëm," shtohet në deklaratë.

Sipas marrëveshjes së shpëtimit të bankave të arritur nga qeveria në mars, UBS ra dakord të blinte bankën "Kredi Suis" për tre miliardë franga zvicerane në aksione dhe të supozonte deri në pesë miliardë franga humbje të pritshme nga mbyllja e një pjese të biznesit.

Është rasti i parë i shpëtimit të një banke globale që nga kriza financiare e vitit 2008, shënojnë mediat britanike.

Regjistrimi i rregullatorit amerikan tregoi se UBS nxitoi të blinte bankën Kredi Suis në një marrëveshje që nuk e donte. Ata gjithashtu treguan se marrja e kontrollit mund të nënkuptojë dhjetëra miliarda dollarë humbje për ta.

Zbatimi i ligjeve emergjente për hir të marrjes më të lehtë nën drejtimin e shtetit mund të zërë një vend të dukshëm në diskutimet e komisionit parlamentar. Marrja e bankës me probleme nga UBS u mbështet nga qeveria me 200 miliardë franga zvicerane (225 miliardë dollarë) pasi synonte të parandalonte një kolaps të Kredi Suis që do të kishte shkaktuar një krizë më të gjerë në sistemin financiar global.

Marrja e Kredi Suis  nga UBS ka tërhequr shumë kritika në opinion, veçanërisht për anashkalimin e parlamentit, i cili nuk e mbështeti marrëveshjen muajin e kaluar. Lëvizja e parlamentit ishte kryesisht simbolike dhe marrja e kontrollit do të zbatohet, ndërsa UBS pret ta përfundojë atë në javët e ardhshme.

Megjithatë, seancat dëgjimore të komisionit mund të ofrojnë njohuri të reja në vetë procesin që rezultoi në shpëtimin "më të shtrenjtë" të bankave që nga kriza financiare globale në vitin 2008, vërejnë media britanike. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR