• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Parlamenti i Sllovakisë i votoi mosbesim qeverisë së re teknike

Parlamenti i Sllovakisë i votoi mosbesim qeverisë së re teknike

Bratisllavë, 15 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e re teknike e Sllovakisë sot nuk e mori mbështetjen nga Parlamenti në vitimin e domosdoshëm të  besimit, vetëm një muaj pasi që mori funksionin.

Nga 136 deputetë të pranishëm në Parlament, me 150 vende deputetësh, Parlamenti duhet të vozojë për besimin e pushtetit ekzekutiv në afat prej 30 ditëve.

Sipas ligjit sllovak, kur qeveria e re do të marrë detyrën, Parlamenti duhet të votojë për besimin e pushtetit ekzekutiv në afat prej 30 ditëve.

Prersidentja sllovake, Zuuana Çaputova, para së cilës qeveria e kryesuar nga Ludovit Odor dha betimin më 15 maj, tani duhet të shkarkohet nga detyra.

Njëkohësisht, ajo do të kërkojë nga qeveria të mbetet në funksion në mandat teknik deri në formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 30 shtator, kumtoi kabineti i presidentes sllovake.

Sllovakia është pa qeveri në kapacitet të plotë prej 15 dhjetorit, kur Parlamenti me nismë të opozitës i vitoi mosbesim kabinetit të kolaicionit të kryeministrit Eduard Heger, pas një krize politike disamuajshe.

Çaputova fillimisht kërkoi nga Heger të kryesojë me qeverinë kalimtare deri në zgjedhjet e parakohshme, por ai dha dorëheqje më 7 maj, pas tërheqjes së disa ministrave.

Çaputova më pas vendosi për qeverinë teknike të Odorit, e cila duhej të kryesonte me vendin deri në zgjkedhjet e shtatorit.

"Anketat tregojnë se martia majtiste Smer e Ficit mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme", transmetoi Beta. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR