• e shtunë, 23 nëntor 2024

"Parlamenti 2024-2028: Përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit"

 Shkup, 5 korrik 2024 (MIA)  - Instituti për Demokraci sot organizon ngjarje me temë "Parlamenti 2024-2028: Përpjekje të reja në luftën kundër korrupsionit", kushtuar rolit të Kuvendit në forcimin e luftës kundër korrupsionit.

 Qëllimi, siç informon, është hapja e një diskutimi mes deputetëve, institucioneve përkatëse dhe sektorit civil për forcimin e  rolit të Kuvendit në luftën kundër korrupsionit për katër vitet e ardhshme. Diskutimi do të zhvillohet rreth temave dhe prioriteteve kryesore në luftën kundër korrupsionit, si dhe instrumentet për sigurimin e ndihmës së institucioneve, si dhe llogaridhënien e tyre para Kuvendit.

 Në ngjarje fjalime hyrëse do të kenë Lupço Prenxhov, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Maksim Acevski, kryerevizor shtetëror dhe Servet Demiri, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.
 
 Ngjarja organizohet si pjesë e projektit "Inkurajimi i debatit për llogaridhënie dhe kundër korrupsionit" i cili synon të kontribuojë në proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut duke forcuar rolin e Kuvendit në luftën kundër korrupsionit dhe krijimit të reformave në sundimin e ligjit, duke mundësuar dialog ndërmjet partive dhe të rinjve si dhe ndërmjet deputetëve dhe shoqërisë civile. Projekti mbështetet nga Fondi Kombëtar për Demokraci.
 
Foto: Arkivi i MIA-s 

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR