• e hënë, 23 dhjetor 2024

Paratë për racionin e subvencionuar studentët do t'i marrin në javë

Paratë për racionin e subvencionuar studentët do t'i marrin në javë

Shkup, 4 mars 2024 (MIA) - Studentët nga sot paratë për racionin e subvencionuar do t'i marrin në javë përkatësisht 840 denarë gjithsej për gjashtë ditë të javës në vend të pagesës ditore prej 140 denarë.

Kjo është mundësuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për racionin e subvencionuar të studentëve dhe me kërkesë të organizatave studentore.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se çdo student i cili e realizon të drejtën e racionit të subvencionuar të studentëve nga sot në llogarinë e tij të transaksionit do të fitojë 840 denarë për blerjen e produkteve ushqimore dhe paratë do të mund të përdoren nga e hëna deri të shtunën.

"Në këtë mënyrë rritet prakticiteti i zgjidhjes ligore, e cila deri më tani parashihte pagesë prej 140 denarë në bazë ditore", theksoni MASH.

Nuk ka asnjë ndryshim në kushtet për ushtrimin e të drejtës së racionit të subvencionuar të studentëve. Afati për paraqitjen e studentëve të cilët deri më tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë ose nuk i kanë plotësuar kriteret është data 1 deri më 5 të çdo muaji të ardhshëm përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR