• e mërkurë, 03 korrik 2024

Parashikimi motit

Parashikimi motit

Shkup, 17 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, kryesisht nga mesdita me reshje lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 19 gradë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup është paralajmëruar mot me vranësira të ndryshueshme, nga mesdita me kushte për reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Kushtet për paraqitjen e reshjeve afatshkurtra do të zvogëlohen nesër, ndërsa të martën moti përsëru do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të mëdha deri të martën. Të mërkurën priten reshje shiu, do të fillojë të fryjë erë veriore, për këtë arsye pritet një rënie e lehtë e temperaturës ditore. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR