• e diel, 22 dhjetor 2024

Parandalohet tentim për kontrabandim të rrobave dhe këpucëve të brenduara në vlerë prej 1,6 milionë denarë

Parandalohet tentim për kontrabandim të rrobave dhe këpucëve të brenduara në vlerë prej 1,6 milionë denarë

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Është parandaluar përpjekje për kontrabandim të rrobave dhe këpucëve të brenduara në vlerë prej 1,6 milionë denarë nga brendet e njohura të modës mes të cilave "Dolçe & Gabana", "Versaçe", "Majkëll Kors", "Ralf Lauren" dhe "Najk", në dy raste të veçanta të kontrolleve të hyrjes në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc.

Siç kumtuan sot nga Drejtoria doganore, mallrat e brenduara për të cilin është dashur të paguhen detyrime doganore në vlerë të përgjithshme prej 457.546 denarë, është konfiskuar, ndërsa kundër shoferëve do të paraqitet kallëzim penal.

 

Veshjet dhe këpucët e emrave të njohur të modës, përfshirë “Dolçe dje Gabbana” dhe “Versaçe”, në vlerë prej rreth 700 mijë denarë, theksohet në kumtesën, janë zbuluar nga doganierët edhe atë në bagazhin e një shoferi të autobusit, i cili lëvizte në linjën e rregullt Dortmund – Tetovë.

"Kur doganierët i kanë pyetur pasagjerët dhe shoferin nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar. Gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazhit, shoferi ka thënë se ka pasur dy çanta me rroba të vjetra që i ka marrë si dërgesë, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur produkte të brenduara me çmime të bashkangjitura, sqarohet në kumtesën e Doganës.

Veshje dhe këpucë të brenduara të brendit "Najk" në vlerë prej 921.341 denarë janë zbuluar nga ekipet mobile të Sektorit për kontroll dhe hetime gjatë kontrollit të një automjeti mallrash. Automjeti, siç informojnë nga Dogana, është skanuar me skaner mobil, gjatë të cilit në kabinën e shoferit në krevatin e sipërm dhe të poshtëm, si dhe në hapësirën pranë shoferit janë gjetur produkte të brenduara të padeklaruar. ls/

Foto: Drejtoria doganore

 

QËNDRONI TË LIDHUR