• e martë, 24 dhjetor 2024

"Parahistoria e Ballkanit" - konferencë në sferën e arkeologjisë dhe trashëgimisë kulturore

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - "Parahistoria e Ballkanit" titullohet Konferenca e 9-të e Qendrës për hulumtime të parahistorisë, që do të mbahet onlajn me pjesëmarrjen e arkeologëve nga vendi, Evropa dhe më gjerë.

Konferenca, tradicoionalisht mbahet nga fundi i vitit pothuaj një dekadë radhazi, tubon në një vend ekspertë të shquar nga fusha të arkeologjisë dhe trashigimisë kulturore, të cilat prezantojnë dhe diskutojnë njohuritë më të fundit të marra në kuadër të hulumtimeve aktuale.

"Këtë vit, në konferencë marrin pjesë rreth dyzet arkeologë nga Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Franca, Austria, SHBA-ja, Kroacia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Në këtë event onlajn, ata përmes pesëmbëdhjet abstrakteve, do të prezantojnë kërkimet e tyre në kuadër të arkeologjisë parahistorike dhe do të elaborojnë rezultatet që lidhen me lokalitetin e Ballkanit, si dhe mjedisin në të cilin ndodhemi. Krahas prezantimit të rezultateve të gërmimeve në terren, pjesmarrësit e këtij viti do të flasin edhe për konceptet teorike të kronologjisë dhe shoqërive neolite, mjedisin natyror dhe istikamet që rrethonin vendbanimet në atë kohë, qeramika dhe veglat që kanë përpunuar, blegtorinë dhe bujqësinë, banesat në epokën e bronzit, si dhe varrimet në epokën e hekurit, u shprehën organizatorët.

Në kuadër të konferencës, do të promovohen edhe veprat më të reja të Qendrës për hulumtime të parahistorisë, botimi i së cilës mbështetet nga Ministria e Kulturës. Ai përmbledh abstraktet  nga konferenca e vitit të kaluar "Parahistoria e Ballkanit" e cila u mbajt në Ohër.

"Në këtë drejtim, kjo konferencë është ngjarje e rallë shkencore në të cilën tradicionalisht çdo vit prezantohen trashigimia kulturore parahistorike e Ballkanit dhe diskutohet në forma dhe metoda të studimit të saj. Kjo ngjarje kontribon shumë në përforcimin e komunikimit mes arkeologëve ballkanikë dhe evropianë dhe hap prespektivat të reja për bashkëpunime ndërkombëtare. Në këtë mënyrë, trashëgimia kulturore parahistorike bëhet më e qasshme për të gjitha ekspertët  e rajonit dhe fitohen mundësi për kërkimin e saj më të përgjithshëm, si dhe për një interpretim më të plotë, thekson qendra për kërkime parahistorike. si/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR