• e enjte, 04 dhjetor 2025

Koncert Gala në OBN me divën e famshme botërore të operës Inva Mula

Koncert Gala në OBN me divën e famshme botërore të operës Inva Mula

Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Në skenën e Operës dhe Baletit Nacional, sonte do të mbahet Koncerti Gala i Operës, me pjesëmarrjen e divës së famshme botërore të operës Inva Mula, së bashku me Deshira Ahmeti-Krliu (soprano), Ismet Vejseli (tenor) dhe orkestrën e OBN, të dirigjuar nga Ivan Eminoviq dhe me regji nga Dejan Proshev, bëjnë të ditur nga Opera dhe Baleti Nacional.

Inva Mula, soprano, është një nga emrat më të shquar në skenën bashkëkohore të operës. E lindur në një familje artistike në Shqipëri, ajo e filloi edukimin e saj muzikor shumë herët, duke u spikatur si një talent i jashtëzakonshëm vokal me saktësi lirike dhe thellësi emocionale. Gjatë karrierës së saj të shkëlqyer, ajo ka performuar në skenat më prestigjioze të operës në botë, duke përfshirë operën e Parisit, Skalën e Milanos dhe operën Metropolitane, në bashkëpunim me dirigjentë dhe regjisorë të shquar. Zëri i saj unik dhe i dallueshëm i ka sjellë popullaritet në mbarë botën jashtë operës: ajo ia huazoi zërin personazhit të Divës në filmin kult fantastiko-shkencor "Elementi i Pestë" (1997).

Programi i koncertit përfshin vepra të zgjedhura nga klasikët e operës nga Xhuzepe Verdi, Leo Delib, Xhakomo Puçini, Zhorzh Bize, Zhak Ofenbah dhe autorë të tjerë. fc/

Foto: Opera dhe Baleti Nacional

 

QËNDRONI TË LIDHUR