• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në Tetovë iu dha lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Në Tetovë iu dha lamtumira e fundit Shpat Kasapit

Tetovë, 30 nëntor 2025 (MIA)- I është dhënë sot lamtumira e fundit, këngëtarit Shpat Kasapi.

Homazhe u bënë në Pallatin e kulturës në Tetovë, ku fjalët e fundit u shkruan në librin e zisë, ndërsa morëm pjesë familjarë, miq e kolegë të mbledhur nga të gjitha viset shqiptare.

Salla e madhe ishte e vogël për t’i zënë të gjitha ata që erdhën për t’i shprehur ngushëllime.
Ceremonia u udhëhoq nga tekstshkruesi Avni Qahili. Ai tha se priste që ta promovonte projektin e ri të Shpat Kasapit dhe jo t’ia jepte lamtumirën e fundit, njofton TV21.

Por, me lot në sy i bëri të gjithë motra e Shpatit, Jehona.

Ajo madje ia dha Shpatit një premtim, se do ta ruajë birin e tij, Roelin si sytë e ballit.
Por të pushtuar nga dhimbja u shfaqën edhe kolegët e Shpatit.

Ngushëllime shprehu edhe i pari i Tetovës, Bilall Kasami, ndërsa në varrim mori pjesë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Pas Pallatit të kulturës, ngushëlluesit shkuan drejt varrezave të qytetit të Tetovës, ku Shpat Kasapi u përcoll për në banesën e fundit.

Komuna e Tetovës ka shpallur 1 Dhjetorin 2025 (e hënë) ditë zie në territorin e saj, me rastin e vdekjes së këngëtarit të njohur.

Foto: printskrin TV21

QËNDRONI TË LIDHUR