• e hënë, 23 dhjetor 2024

Para shtabit të "VLEN" rrethoja dhe sigurim policor

Para shtabit të

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Para shtabit zgjedhor të koalicionit opozitar shqiptar "VLEN" te sheshi "Skendërbeu" në Shkup janë vendosur rrethoja mbrojtëse dhe vërehet prania e forcave të policisë.

Nga "VLEN" për MIA-n thonë se e gjithë kjo është ndërmarrë vetëm për shkaqe sigurie, por, siç theksojnë nuk kanë kurrfarë paralajmërimi për ndonjë incident ose rrezik për jetë të ndonjë prej të pranishmëve përfaqësues të mediave, dhe anëtarëve të koalicionit. 

Në shtabin e "VLEN" dominon atmosferë fituese, të pranishmit brohorasin "Fitore, fitore". Në konferencën për media flasin kryetarët e partive nga koalicioni "VLEN" Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Arben Taravari.

Për përkujtim, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale para shtabit zgjedhor të "VLEN" pas mbajtjes së konferencës së parë për media pas mbylljes së vendvotimeve, anëtari i BDI-së Artan Grubi me anëtarë dhe simpatizantë të tjerë të partisë erdhën të festonin para shtabit të koalicionit opozitar shqiptar, pas çka të gjithë punonjësit mediatikë dhe simpatizantë të koalicionit ishin zhvendosur në lokacion tjetër, gjegjësisht në selinë e Lëvizjes Demokratike, që, siç thanë atëherë, të mos ketë ndonjë incident. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR