Papa Françesku e udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në Vatikan para mijëra besimtarëve
- – Papa Françesku dje e udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në bazilikën Shën Pjetri në Vatikan, në të cilën morën pjesë mijëra besimtarë.
- Post By Fitore Curri
- 07:45, 25 dhjetor, 2024
Vatikan, 25 dhjetor 2024 (MIA) – Papa Françesku dje e udhëhoqi meshën e Krishtlindjeve në bazilikën Shën Pjetri në Vatikan, në të cilën morën pjesë mijëra besimtarë.
Meshës i parapriu hapja e “Dyerve të shenjta”, të cilat e simbolizojnë fillimin e vitit të shenjtë katolik, i njohur edhe si jubilar. Viti i shenjtë festohet çdo 25 vjet dhe konsiderohet si kohë e paqes, faljes dhe pajtimit.
Kjo traditë daton nga viti 1300, kur për herë të parë e ka udhëhequr papa Bonifacij VIII.
Papa Françesku e hapi “Derën e shenjtë”, akt i veçantë i cili përfaqëson shpresë dhe rilindje për besimtarët në mbarë botën.
Papa tha se rrëfimi për lindjen e Krishtit duhet t’i nxisë njerëzit që të shpresojnë se çdokush mund të ndikojë në botë.
“Shpresa është një ftesë për të mos zvarritur, për të mos u frenuar nga zakonet e vjetra ose për të mbetur në mediokritet apo dembelizëm. Shpresa na bën thirrje që të shqetësohemi nga gjërat që janë të gabuara dhe të gjejmë guximin për t'i ndryshuar ato”, tha Papa Françesku.
Pelegrinët të cilët do të vijnë në Romë gjatë kohës së “Vitit të shenjtë” mund të marrin falje për gabimet, ndërsa ky jubile zgjat deri më 6 janar 2026.
Vatikani pret deri 100.000 pelegrinë të kalojnë përgjatë dyerve çdo ditë vitin e ardhshëm. fc/
Fotografia: EPA