• e diel, 17 nëntor 2024

Panel-diskutim për sfidat me të cilat përballen interpretuesit në qendrat tranzitore për refugjatë

Panel-diskutim për sfidat me të cilat përballen interpretuesit në qendrat tranzitore për refugjatë

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Fakulteti filologjik pranë USHCM-së sot organozon panel-diskutim "Sfidat me të cilat përballen interpretuesit dhe institucionet në kontekst humanitar në Republikën e Maqedonisë së Veriut" me të cilin do ta prezantojë projektin Erazmus+ "ReTrans".

Projekti ka të bëjë me interaksionin me interpretues në zona tranzistore për refugjatë: ndërtimi i kapaciteteve dhe ngritja e vetëdijes në konteskt të arsimit të lartë.

Panel-diskutimi do të fokusohet në çështjet se çfarë problemesh kanë refugjatët gjatë hyrjes në shtet, çfarë roli ka interpretimi në këtë kontekst dhe cila është korniza juridike.

Gjithashtu, do t'i hapë edhe çështjet si bashkëpunojnë institucionet me interpretuesit në rrafsh rajonal dhe ndërkombëtar, me çfarë sfida përballen interpretuesit dhe palët e prekura në Maqedoni të Veriut, çka është arritur deri më tnai dhe çka duhet të bëhet plotësisht dhe si mund të përmirësohet gjendja për të dy palët: për interpretuesit dhe për palët e involvuara. ab/

Foto: Fakulteti filologjik pranë USHCM-së

QËNDRONI TË LIDHUR