• e shtunë, 23 nëntor 2024

Panel diskutim "BE-ja si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vjet pas Deklaratës së Shumanit"

Panel diskutim

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Lëvizja evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizojnë ngjarje me rastin e Ditës së Evropës-9 Maj.

"Me këtë rast organizojmë ngjarje tërëditore me titull "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vjet pas Deklaratës së Shumanit", i cili do të mbahet sot në Shkup. Ngjarja do të fillojë me panel diskutim me temën e njejtë, ndërsa është parashikuar të mbahet edhe Klub rinor me temën "Të rinjtë dhe vlerat demokratike: A dua, a mundem dhe si të jem një qytetar aktiv?", i cili përfshin garë të oratorisë, debat dhe kuiz të njohurive për BE-në", thuhet në kumtesën e organizatorëve.

Në panel diskutim parashikohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të lartë politik nga vendi, përfaqësues të korit diplomatik, bashkësia akademike, studentë dhe faktorë tjerë relevant.

Organizatorët njoftojnë se në ngjarje  fjalime do të ketë Gordana Silajnovska Davkova, presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa mes të tjerëve edhe Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, Henrik Markush, ambasadori i Republikës së Sllovakisë.

Ngjarjen do ta hapin Mileva Gjurovska, kryetare e Lëvizjes Evropiane, Daniel Braun, Përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer dhe Ben Nupnau, zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së.

Në suaza të kësaj ngjarje do të ndahet edhe mirënjohja e personit evropian të vitit për vitin 2023 për artistin e operës Bllagoj Nacoski.

Ditën e Evropës - 9 Maj, sqarojnë nga atje, EMMK e shënon që nga themelimi në vitin 1991. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR