• e shtunë, 23 nëntor 2024

Padi penale për një të punësuar në NP "Pyjet nacionale" për shkak të falsifikimit të dokumentit zyrtar

Padi penale për një të punësuar në NP

Shkup, 6 mars 2024 (MIA) - SPB Shkup - Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik parashtroi padi penale kundër C.GJ.(63) nga Shkupi, i punësuar në Ndërmarrjen publike "Pyjet nacionale" për shkak të falsifikimit të dokumentit zyrtar.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, i paraqituri, i punëssuar ssi referent për transport në Ndërmarrjen publike "Pyjet nacionale" - Ekonomia rajonale pyjore Karaxhica - Shkup, më 03.07.2023 ka dhënë fletë-dërgesë për drunj për ngrohje në automjetin ngarkuess "tam" me targa të Shkup për sasi prej katër metra kub.

Më vonë, gjatë kontrollit të automjetit dhe pas kontrollit të kryer dhe matjes nga Policia pyjore, u konstatua se në automjet ka mbingarkesë, përkatësisht se sasia e vërtetë e ngarkuar e drunjve për ngrohje nuk përputhet me sasinë e cekur në fletë-dërgesë nga ana e të paraqiturit. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR