• e hënë, 05 gusht 2024

Pacolli për rastin Osmani: Një zyrtar i IATA-s më konfirmoi se nuk ka imunitet që mund të shmangë kontrollin

Pacolli për rastin Osmani: Një zyrtar i IATA-s më konfirmoi se nuk ka imunitet që mund të shmangë kontrollin

Dibër, 4 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ish-presidenti i Kosovës dhe njëri prej shqiptarëve më të pasur në botë, Behxhet Pacolli, publikoi se kryesuesi i departamentit të sigurisë së pasagjerëve në asociacionin ndërkombëtar të transportit ajror (IATA) nga Toronto, me të cilën ai udhëtoi për në Itali, konfirmoi se nuk ka "asnjë lloj imuniteti që mund të justifikojë shmangien e kontrollit të çdo pasagjeri që fluturon me aeroplan".

Reagimi i tij vjen pas incidentit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit.


  

"Ra fjala për ngjarjen në Shkup. Isha në një udhëtim të shkurtët për Itani ku më konfirmoi (atë që edhe unë e dija) se nuk ekziston asnjë lloj imuniteti që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit të çdo udhëtari që fluturon me një aeroplan, veçanërisht me aeroplan publik ku është në pyetje siguria e pasagjerëve të tjerë dhe qe nuk jane kryer procedurat paraprake te sigurisë. Në rast se ndonjë pasagjer refuzon kontrollin nga shërbimi i sigurisë, këta të fundit, ndër të tjera, informojnë pilotin e aeroplanit përkatës dhe piloti vendos automatikishtë që aeroplani të mos ngrihet në ajër", ka shkruar Pacolli në një publikim në Fejsbuk, transmeton Lajm.

Tutje, Pacolli thekson se "nuk ekziston asnjë instancë që mund të urdhërojë pilotin të nisë aeroplanin nëse ai është informuar se në bord mund të ketë një pasagjer të pa kontrolluar".

“Kjo ka ndodhur në aeroportin e Shkupit, ku piloti ka refuzuar të nisë udhëtimin me pasagjerë që nuk i janë nënshtruar kontrollit të sigurisë, dhe për këtë arsye është shkaktuar vonesa e madhe e nisjes së aeroplanit me shumë pasagjerë brenda. Sa i përket klonimit të telefonit, është naive të thuhet se telefoni mund të klonohet ndërsa kalon në makinerinë X-ray”, shkroi Pacolli në Fejsbuk. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR