• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përsëri kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Përsëri kaos në Parlamentin e Shqipërisë

Tiranë, 9 nëntor 2023 (MIA)- Deputetët e opozitës shqiptare të drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha edhe sot nuk lejuan mbajtjen e seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë. Ata sot kanë hyrë të parët në sallën plenare pavarësisht pranisë së pjesëtarëve të Gardës kombëtare, sërish kanë “bllokuar” foltoren me karrige dhe gjithë këtë e kanë transmetuar në Fejsbuk.

Të kota kanë qenë të gjitha përpjekjet e kryetares Lindita Nikolla për të nisur seancën pasi salla ishte mbushur me tym nga mjetet piroteknike, ndaj pas 20 minutash asaj iu desh që ta shtyjë seancën.

"Kjo është edhe një lëvizje e partive opozitare nga krahu i Berishës (45 nga 59 deputetë opozitar) të mos lejojnë rrjedhë normale të seancës, duke paralajmëruar se atë do ta bëjë derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre: formimi i komisioneve anketuese, kyçja e komisioneve për reforma zgjedhore, shumica të tërhiqet nga përzierja në ngjarjet e brendshme të opozitës.

"Padëgjueshmëria qytetare vazhdon edhe sot, protesta e qetë i parlamentarëve opozitarë me të drejta të shkurtuara kushtetuese. Ky parlament 18 muaj nën urdhër të Edi Ramës nuk lejon formimin e komisioneve anketuese me shkelje të Kushtetutës. Edi Rama nuk mundet t'i pranojë ata sepse fillimisht do i fshehin anëtarët e familjeve të tyre të cilët kanë marrë tenderë dhe mjete publike. Edi Rama nuk mund ti pranojë këto komisione sepse vazhdimisht është inkriminuar dhe sillet si shef i organizatës kriminele për shtetin", tha mes tjerash Berisha.

Të kota kanë qenë edhe apelet e Taulant Balës, deputet dhe ministër për Punë të Brendshme i cili nga deputetët ka kërkuar që të mos bien pre e interesave të personit të shpallur si të padëshirueshëm nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar dhe nën hetim nga SPAK”. ss/ 

 

QËNDRONI TË LIDHUR