Përmirësohet gjendja e një pacienti të lënduar në zjarrin në Koçan i pranuar në AUM
- – Te një pacient i lënduar në zjarrin në Koçan i cili është në mjekim në Akademinë Ushtarake – Mjekësore në Beograd ka përmirësim të gjendjes shëndetësore dhe ai nga Kujdesi intensiv është transferuar në Klinikën për Kirurgji Plastike, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fitore Curri
- 08:33, 20 mars, 2025

Beograd, 20 mars 2025 (MIA) – Te një pacient i lënduar në zjarrin në Koçan i cili është në mjekim në Akademinë Ushtarake – Mjekësore në Beograd ka përmirësim të gjendjes shëndetësore dhe ai nga Kujdesi intensiv është transferuar në Klinikën për Kirurgji Plastike, informon korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Dhjetë persona të lënduar në zjarrin në një diskotekë në Koçan janë hospitalizuar në AUM prej të cilëve gjashtë janë në Kujdes intensiv. Gjendja e tyre është e rëndë dhe shumë serioze.
“Në AUM ka 10 pacientë, prej të cilëve gjashtë janë në kujdes intensiv. Të gjithë janë në gjendje të rëndë. Një pacient te i cili ka përmirësim të gjendjes shëndetësore u largua nga reparti për Kujdes Intensiv dhe është dërguar në Klinikën për Kirurgji Plastike. Kjo nënkupton se megjithatë është një hap drejt përmirësimit. Jeta e tij më nuk është në rrezik, por vijon luftë e madhe për shërim”, deklaroi për RTS dr. Ivan Lekoviq, zëvendëskomandant i Akademisë Ushtarake Mjekësore dhe kryekirurg kujdestar.
Në Serbi për momentin po mjekohen 29 persona të lënduar nga Koçani. fc/
Fotografia: AUM