• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Përgënjeshtrim i MTL ndaj konferencës së sotme për shtyp të Rexhep Asanit

Përgënjeshtrim i MTL ndaj konferencës së sotme për shtyp të Rexhep Asanit

Shkup, 27 shtator 2023

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve reagon ashpër ndaj informacionit të publikuar në konferencën e sotme për shtyp të Rexhep Asanit, i cili në emër të partive Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Besa thekson një marrëveshje të caktuar me kompaninë Eurovia për realizimin e një projekti infrastrukturor në Haraçinë.

Për hir të informimit të drejtë dhe të vërtetë të publikut, dëshirojmë të mohojmë të gjitha informacionet e paraqitura në konferencën për shtyp, për faktin se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ende nuk ka kryer prokurim publik për projektin e përmendur nga Rexhep Asani.

Në kuadër të kësaj, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve thekson se nuk ka lidhur marrëveshje me kompaninë që citon Asani.

Për këto arsye, apelojmë që përfaqësuesi i partive politike të informohet më mirë, t'u kërkojë falje qytetarëve dhe t'u kërkojë falje punonjësve të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për informacionet e rreme. Nuk do të lejojmë që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të përmendet në grindjet ditore politike.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është shërbim për qytetarët dhe partner i komunave dhe në atë drejtim realizojmë projekte kapitale që përmirësojnë kushtet e jetesës së qytetarëve dhe mbështesin zhvillimin urban të komunave.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR