• e mërkurë, 26 mars 2025

Përbërja e re e Bundestagut sot do të takohet për herë të parë

Përbërja e re e Bundestagut sot do të takohet për herë të parë

Berlin, 25 mars 2025 (MIA) - Përbërja e re e Bundestagut gjerman do të takohet sot për herë të parë, njoftoi DPA.

Deputetët e rinj, të cilët u zgjodhën në zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, pritet të zgjedhin kryetarin e Bundestagut.

Tradicionalisht, kryetari i dhomës së poshtme të parlamentit gjerman bëhet përfaqësuesi i grupit më të madh parlamentar, i cili në përbërjen aktuale të parlamentit është Unioni Demokristian dhe partia e tij simotër nga krahina e Bavarisë, Unioni Kristian Social.

Kryetari i Bundestagut është i dyti për nga rëndësia në hierarkinë shtetërore gjermane pas presidentit federal. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR