Protestë e re kundër "Hamasit" në Gazë
- Qindra persona protestuan sot në qytetin e Gazës, duke brohoritur parulla kundër "Hamasit".

Gazë, 26 mars 2025 (MIA) - Qindra persona protestuan sot në qytetin e Gazës, duke brohoritur parulla kundër "Hamasit".
Demonstrata u zhvillua një ditë pas një proteste të ngjashme në Beit Lahika, në pjesën veriore të Rripit të Gazës.
"Jashtë, jashtë, 'Hamasi' jashtë!" bërtisnin protestuesit e mbledhur rreth një flamuri palestinez që njëri prej tyre kishte valëvitur.
Protestat publike kundër Hamasit janë të rralla, theksojnë mediat amerikane. Lëvizja islamike ka shtypur opozitën për vite dhe qeveris me enklavën palestineze në kushte lufte me Izraelin.
Në të kaluarën, "Hamasi" u është përgjigjur dhunshëm protestave. Megjithatë, këtë herë nuk u vunë re asnjë ndërhyrje direkte. ls/
Foto: EPA