Rute: Katër ushtarë amerikanë që u zhdukën gjatë stërvitjes ushtarake në Lituani kanë vdekur
- Katër ushtarët amerikanë që u zhdukën gjatë stërvitjes ushtarake në Lituani kanë vdekur, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Ai shtoi se ende nuk di detaje se çfarë ka ndodhur me ushtarët.

Varshavë, 26 mars 2025 (MIA) - Katër ushtarët amerikanë që u zhdukën gjatë stërvitjes ushtarake në Lituani kanë vdekur, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Ai shtoi se ende nuk di detaje se çfarë ka ndodhur me ushtarët.
Sekretari i Përgjithshëm, i cili është për vizitë në Poloni, tha se mendimet e tij në këtë kohë janë me familjet e katër ushtarëve dhe me SHBA.
"Kemi mësuar se katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në një incident në Lituani. Në këtë fazë kemi vetëm këtë informacione dhe nuk dimë detaje. Ky është vërtet një lajm i tmerrshëm dhe mendimet tona janë me familjet dhe me të afërmit ushtarëve", tha Rute.
Katër ushtarët u zhdukën gjatë një stërvitje ushtarake, kurse ushtria dhe policia lituaneze, së bashku me personelin ushtarak amerikan, nisën një kërkim për ta.
Ambasada amerikane në Lituani raportoi në rrjetin Iks se ushtarët janë zhdukur në një zonë stërvitore pranë qytetit Pabrade në Lituaninë lindore, pranë kufirit me Bjellorusinë. ls/
Foto: EPA