• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zgjidhet kryetar i ri i Stambollit pas arrestimit të kundërshtarit të Erdoganit

Zgjidhet kryetar i ri i Stambollit pas arrestimit të kundërshtarit të Erdoganit

Stamboll, 26 mars 2025 (MIA) - Këshilli i qytetit të Stambollit, ku Partia Popullore Republikane opozitare ka shumicën, zgjodhi sot ushtruesin e detyrës së kryetarit të bashkisë, njoftoi televizioni NTV, pasi kryetari aktual Ekrem Imamoglu u arrestua me akuza për korrupsion që ai dhe mbështetësit e tij i mohojnë.

Këshilli i qytetit prej 314 anëtarësh e zgjodhi Nuri Aslanin si kryetar të përkohshëm bashkie me 177 vota.

Arrestimi i javës së kaluar i Imamoglut, rivali më i madh politik i Presidentit Recep Taip Erdogan, shkaktoi protestat më të mëdha antiqeveritare në Turqi në dhjetë vitet e kaluara dhe rezultoi në arrestime të shumta, pasi qindra mijëra qytetarë dolën në rrugë në demonstrata paqësore në të gjithë vendin.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bashkisë do të udhëheqë qytetin deri në fund të mandatit të Imamoglut, përderisa ai e pret procesin gjyqësor. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR