• e diel, 30 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Karni: Tarifat e Trampit dëmtojnë amerikanët

Karni: Tarifat e Trampit dëmtojnë amerikanët

Toronto, 26 mars 2025 (MIA) – Kryeministri kanadez Mark Karni sot deklaroi se lufta tregtare e presidentit amerikan Donald Tramp kundër Kanadasë po i dëmton amerikanët.

"Lufta e tij tregtare po dëmton konsumatorët dhe punëtorët amerikanë dhe do të dhemb edhe më shumë. Unë shoh se besimi i konsumatorëve amerikanë është në një nivel shumë të ulët," tha Karni gjatë fushatës parazgjedhore në Ontario përpara zgjedhjeve të 28 prillit.

Organizata jofitimprurëse ekonomike dhe kërkimore "Bordi i Konferencës" njoftoi dje se indeksi i besimit të konsumatorëve në SHBA është ulur për 7,2 pikë në mars. Ai bie për të katërtin muaj radhazi dhe është më i ulëti që nga janari 2021.

Më 2 prill, Tramp vendosi tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe aluminin kanadez dhe kërcënoi me tarifa të larta për të gjitha produktet kanadeze.

"Ai dëshiron të na thyejë që Amerika të na zotërojë. Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë sepse ne thjesht nuk kujdesemi vetëm për veten, por për njëri-tjetrin, theksoi Karni.

Ai paralajmëroi një "fond për përgjigje strategjike" prej dy miliardë dollarësh kanadezë (1.4 miliardë dollarë) që do të mbrojë pjesën e industrisë kanadeze të automobilave që do të preket nga tarifat e Trampit. ls/ 

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR