• e hënë, 23 dhjetor 2024

Përbërja aktuale parlamentare duhet të mbajë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri, Parlamenti i ri deri më 28 maj

Përbërja aktuale parlamentare duhet të mbajë seancë për inaugurimin e kryetarit të ri, Parlamenti i ri deri më 28 maj

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Më së voni deri më 28 maj duhet të konvokohet seanca konstituive e përbërjes së ardhshme parlamentare, sipas Rregullores së re të Kuvendit. Seanca do të zgjasë të paktën tre ditë, ndërsa duhet ta konvokojë kryetari i tanishëm i Kuvendit, Jovan Mitreski. Nëse ai nuk e bën atë, në ditën e 21-të pas zgjedhjeve seancën do ta konvokojë deputeti më i vjetër dhe do të kryesojë me seancën deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Kryetari i përbërjes së re parlamentare sipas afateve të Rregullores së re, pritet të zgjidhet më së voni më 1 qershor.

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot në takim me gazetarët informoi se ai gjithashtu deri më 12 maj duhet ta konvokojë seancën për inaugurimin e presidentit të ri, pas zgjedhjeve më 24 prill dhe rrethit të dytë të mundshëm më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Në Kuvend sot duhet të fillojë seanca e fundit e re plenare dhe të përfundojë deri nesër, ndërsa janë caktuar edhe vazhdimet e disa seancave tjera. Mitreski theksoi se në seancë është propozuar Deklarata për shënimin e përvjetorit të katërt të NATO-s dhe 75 vjetori i themelimit të Aleancës. Kryetari i Kuvendit beson se është shumë e rëndësishme të miratohet kjo Deklaratë në vetë fundin e kësaj përbërje parlamentare dhe me këtë do të lënë mesazh për deputetët e ardhshëm.

Ai thotë se ka hapësirë deri në fillim të fushatës për zgjedhjet presidenciale të javës së ardhshme për seancën e çështjeve eventuale emergjente. Derisa zgjat fushata zgjedhore nuk planifikon të konvokojë seanca dhe të gjitha aktivitetet tjera të Kuvendit të reduktohen në minimumin e domosdoshëm me qëllim që të shmanget mundësia për keqpërdorim të foltores kuvendore. Mitreski theksoi se këto janë zgjedhje të rregullta parlamentare dhe se sipas Kushtetutës, Kuvendi nuk është shpërndarë dhe mbetet në mbledhje të përhershme.

Gjatë kësaj përbërje parlamentare 2020-2024 janë caktuar 149 seanca, 102 kanë përfunduar, ndërsa 46 kanë mbetur të papërfunduara. Janë miratuar 548 ligje, Duke i marrë parasysh edhe aktet tjera, vendimet dhe raportet numri i përgjithshëm është 832.  Nuk janë miratuar 130 akte të cilat kanë hyrë në procedurë dhe nuk kanë përfunduar.

Në mandatin e Mitreskit që filloi më 26 janar, janë miratuar 71 ligje dhe vendime. sa/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR