Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen shtyhet afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora
- Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen www.dijaspora.sec.mk shtyhet regjistrimi i votuesve në diasporë deri më 19 mars 2024 deri në orën 9:00, njoftojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
- Post By Sara Ademi
- 15:08, 18 mars, 2024

Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - Për shkak të problemeve teknike me ueb faqen www.dijaspora.sec.mk shtyhet regjistrimi i votuesve në diasporë deri më 19 mars 2024 deri në orën 9:00, njoftojnë sot nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Nga aty shtojnë se problemi teknik ka ndodhur gjatë natës, më 17 mars 2024, nga ora 24:00 dhe se është rikthyer në punë mëngjesin e sotëm në orën 9:00.
Për këtë arsye, theksojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, regjistrimi i votuesve në diasporë vazhdohet për kohën sa ka zgjatur ndërprerja, pra deri më 19 mars 2024 në orën 9:00. sa/
foto: Arkivi i MIA-s